Zogbari sqepshkurter

Zogbari sqepshkurter, Serin, Serinus serinus Gj. 11.5, Kr. 20-23 cm, (2), (P)

Percaktimi. Eshte nje shpend i vogel me krahe te gjate dhe bisht gershere te theksuar. Trupi i ngjeshur dhe sqepi i shkurter dhe i forte. Te rriturit jane te gjelber me vijezime te forta ne kurriz dhe kraharor. Kerbishti  dukshem i verdhe eshte nje tipar themelor ne percaktim. Ngjyra e verdhe dominon dhe ne fytyre e kraharor. Tek te rinjte kerbishti me i gjelber. Fluturojne lehte dhe me vallezime.

Perhapja. Jane te perhapur ne rrethinat e pyjeve, celtina pyjore, ne fusha dhe livadhe gjate dimrit. Ne vere ngjitet ne lartesi malore ku duket se parapelqen haloret.

Riprodhimi. Folezimin e nis ne muajin Prill. Mund te beje dy pjellje. Leshon 3-4 veze qe celin pas 12-13 ditesh. Te vegjlit fluturojne pas 15 ditesh.

Ushqimi. Fara dhe bime, rastesisht edhe ivertebrore te vegjel. Ne dimer bashkohet ne tufa te medha te farengrenesve te tjere.

Zeri. Kendon gjate gjithe vitit edhe jashte sezonit riprodhues. Kendon zakonisht nga maja e pemeve me trupin e mbajtur drejt dhe kraharorin e fryre. Kenga nje perzierje tingujsh te veshtire per tu pershkruar.