Verdulli

Verulli, Greenfinch, Carduelis chloris Gj. 15 cm, Kr. 24.5-27.5 cm, (2), (P)

Percaktimi. Nje nga zborakset me te zakonshem dhe me te njohur nga te gjithe te apasionuarit e shpendeve kengetare. Haset me shumice gjate dimrit neper parqet e qyteteve. Ne krahasim me zborakset e tjere eshte me i rende, me i forte ne konstrukt dhe me sqep me te forte. Mashkulli eshte i gjelber, me krahe gri qe pershkohen nga nje brez i verdhe, bishti gjithashtu gri me dy njolla te verdha ne pjesen anesore. Maska e zeze midis syve bie ne kontrast me sqepin si te fildishte dhe i jep shpendit nje pamje ne dukje te egersuar. Femrat jane me te zbehta dhe me ngjyre geshtenje ne pjesen kurrizore. Me pak te verdhe ne krahe. Te rinjte jane gjithashtu geshtenje dhe te ngjashem me harabelin. Te gjithe individet paraqesin ne cepin e krahut ngjyrim te verdhe.

Perhapja. Habitai gjer dhe te larte, kopshe, celtina pyjore, ne dimer ne toka bujqesore dhe terrene te hapura prane detit.

Riprodhimi. Folezon ne shkurre, leshon 4-6 veze te cilat i ngrohin per afro 13 dite, te vegjlit largohen nga foleja pas dy javesh.

Ushqimi. Fara bimesh, drithera, fruta pylli dhe vemje.

Zeri. Nje perseritje e shpejte “cicicicicicici“. Gjithashtu nje thirrje e holle “cuiii” dhe gjate folezimit nje “bzhzhii” e zgjatur. Kenga eshte nje perzierje e thirrjeve me fluturime parade, krahe te hapur dhe perplasje te shpejta.