Turkish Angora

Kjo race e ka origjinen nga Turiqa. Eshte nje nga macet me popullore ne bote. Eshte mace e qete, me natyre te mire, e cila kerkon perkujdesje dhe respekt. Sportive, kurioze, gjuetare e zonja, pelqen ujn dhe ushqimin e shijshem. Kerkon te perkedhelet dhe te fleje me te zotin e saj. Ajo ben veprime nga me te ndryshmet kur padroni nuk i kushton vemendjen e duhur. Lidhja zakonisht eshte vetem me nje pjestar te familjes, por gjithsesi ajo u bindet mire dhe te tjereve. Macja eshte mjaft inteligjente, mjafton vetem nje shikim i ashper per ta kuptuar gabimin. Pershtatet mire ne apartamente. Sillet mire me femijet dhe eshte teper xheloze. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 14 – 16 vjet. Kardiomiopatia hipertrofike dhe ataksia gjenetike me shkakesi te panjohur (kafshet qe paraqisin keto palogji vdesin te reja), semundjet e prostates ne meshkuj, astma bronkiale, problemet dentare, gastriti euzinofilik, problemet e lekures dhe alergjia medikamentoze jane semundjet me te shpeshta qe prekin kete race.