Trishti i madh

Trishti i madh, Great Tit, Parus major Gj. 14 cm, Kr. 22.5-24.5 cm, (2), (P)

Percaktimi. Te patrembur dhe agresive, Trishtilat e medhenj jane shpend te zakonshem qe ushqehen neper kopshte. Teknikat akrobatike te te ushqyerit, puplimi i mrekullueshem me ngjyre te verdhe dhe blu, te bardhe, jeshile dhe te zeze e bejne te njohur per kedo. Kreshta e zeze e kokes, faqet e bardha te spikatura dhe shiriti i zi poshte fytyres e bejne lehtesisht te dallueshem. Kalojne me shume kohe ne toke se sa Trishtilat e kalter. Tentojne te ushqehen poshte dhe ne dege me te medha se sa trishtilat me te vegjel te cilet mund te ngjiten ne dege me te holla.

Perhapja. Jetojne ne pyje, kryesisht gjeterenes, kopshte dhe drure frutore.

Riprodhimi. Folete ne te cara natyrale ose ne fole te ndertuara vete. Leshojne 5-11 veze ne Prill ose Maj qe celin pas 14 ditesh. Te vegjlit fluturojne pas 18-20 ditesh. Behet vetem nje ngrohje e parashikuar per te celur ne kohen kur numri i larvave eshte shume i madh.

Ushqimi. Perbehet nga insekte dhe merimanga, fara, sytha.

Zeri. Mjaft i larmishem, shpesh nje “cii cii cii” e dobet, nje “tink tink tink” kumbuese. Kenga eshte nje tingull metalik dysh, e perseritur ne menyre te vazhdueshme “tu-pit tu-pit tu-pit”.