Trishti i kalter

Trishti i kalter, Blue Tit, Parus caeruleus Gj. 11.5 cm, Kr. 17.5-20 cm, (1) (P)

Percaktimi. Trishtilat e kalter dallohen lehte nga te gjithe shpendet e tjere nga pjesa e siperme e kokes, krahet dhe bishti blu dhe pjeset e poshtme te verdha qe kane vetem nje vije te holle te erret ne pjesen barkore. Ne fund te veres dhe nga mesi i dimrit, tufa te perziera te Trishtilave enden neper pyje ne kerkim te ushqimit. Trishtil i kalter qendron me shume neper deget e holla te pemeve se sa Trishtili i madh. Aftesite e tij akrobatike e lejojne te zgjatet per te kapur fara ose te kerkoje per merimanga edhe ne bisqet me te holla te pemeve. Ne pranvere grupet shperndahen dhe ciftit krijojne territoret e folezimit. Meshkujt ne kete kohe kalojne duke fluturuar nga njera peme ne tjetren me stil fluture.

Perhapja. Jetojne ne pyje, gardhe te dendura, kopshte, parqe, peme frutore. Ne dimer i has gjithashtu ne kallamishte, kanale te mbushura me bar, zona shkurretore. Folete i vendos ne te carat natyrale me bar, zona shkurretore. Folete i vendos ne te carat natyrale ose artificiale. Leshon 7-14 veze ne Prill ose Maj. Te vegjlit celin pas 14 ditesh dhe fluturojne pas 19 diteve ne fole.

Ushqimi. Kryesisht insekte dhe merimanga, fara, sytha etj.

Zeri. Perbehet nga nje “cii ciii ciii, cii si-si-sii” e dobet. Kenga eshte me pak e cjerre se sa tek Trishtili i madh, duke vazhduar ne nje derdhje te shpejte te tipit “ci ciii si cujujujujuju“.