Thelleza e malit
Thelleza e malit, Rock Partridge, Alectoris graeca Gj. 32-35 cm. Kr. 46-53 cm, (4), (P)
Percaktimi. Rron ne tufa. I ngjashem me thellezat e tjera. Ndryshon prej tyre nga grykorja e bardhe, bordura ndarese me grykoren e dukshme ne ngjyre te zeze, vetullat e bardha dhe te ngushta te cilat shpesh pershkojne pjesen ballore. Nje vije e vogel e zeze dallohet ne baze te nofulles se siperme.
Perhapja. Shpend tipik i vendeve malore te pjerreta me drejtim jugor, te thata, me bimesi te shkurter.
Riprodhimi. Folezimi nga fundi i Prillit deri ne Qershor. Femra leshon 8-14 veze. Inkubimi zgjat 24-26 dite. Te vegjlit te afte per fluturime te vogla ne moshen 7-10 ditore. Fluturojne me se miri pas 50-60 ditesh.
Ushqimi. Bime dhe insekte.
Zeri. Thirrjet territoriale jane zakonisht tingujt shume te ashper, grykore, ne seri te shkurtra e te crregullta qe nderpriten nga nje seri “ci cek pe-ti-cek ci-cek cik ci-cek ci-ci-ci-ci, pe-te-ti-ticek cik te….”
- CATEGORY Zogj