Thelleza e fushes

Thelleza e fushes, Grey Partridge, Perdix perdix. Gj. 29-31 cm, KR. 45-48 cm, (4), (P)

Percaktimi. Eshte nje shpend pak i dukshem, qe nuk bie ne sy, duke u ruajtur me kujdes qe te maskohet. Ne fytyre ka nje njolle kafe-portokalli te bute. Kraharori dhe barku ngjyre gri. Ijet geshtenje e mbullur. Ne pjesen barkore shfaqin nje njolle te zeze. Eshte vijezuar me te verdhe ne pjesen kurrizore dhe anash saj. Ne fluturim ai alternon rrahjet e shpejta te kraheve me zbritjen e menjehershme, me krahet e perkulur dhe te forte. Bishti ne ngjyre geshtenje.

Perhapja. Gjate dimrit zbret ne toka bujqesore, shkurre, duna etj. Ne vere ne zona malore.

Riprodhimi. Folete vendosen mbi toke, ne fund te nje shkurreje ose gardhi. Pjellin 9-20 veze te verdha ne ulli te hapur, te leshuara ne Prill ose Maj dhe te inkubuara nga femra per 23-25 dite. Te vegjlit fluturojne kur akoma jane gjysem te rritur.

Ushqimi. Kryesisht bimor, por gjithashtu milingona, krimba, kermij etj.

Zeri. Pak cjerres, i ngjirur, ritmik “kirrik” ose “ker-vit“, me nje efekt kercites te dallueshem. Nje “kit kit” e shpejte kur eshte me vrull.