Siberian Husky

Kjo race origjinon nga Rusia. Siberian Husky eshte protagonist i shume historive dhe legjendave. U regjistrua per here te pare ne vitin 1930. U fut ne Alaska ne vitet 1900. Siberian Husky eshte i sjellshem me nje natyre te mire, eshte nje race qe behet kafshe shoqerimi ideale. Eshte shume i dashur dhe i ndjeshem. Ka nevoje per perkushtim dhe perkujdesje, pasi neglizhenca e shkaterron dhe e ben me nje sjellje jo konstante. Siberian Husky eshte shume energjik, e si e tille kerkon shume ushtrime dhe ecje ditore te detyrueshme. Nuk eshte zgjidhja e duhur per ato njerez qe kane pak aktivitet fizik ne jeten e tyre. Eshte ne gjendje te terhqi slita apo sende te tjera per nje distance shume te gjate. Ka veshtiresi ne stervite. Popullariteti eshte 25/157.  Siberian Husky sillet mire me femijet dhe me njerezit e panjohur. Sjellja eshte e mire dhe me qente e tjere, por nuk duhet patur besim tek sjellja me macet dhe me qente me te vegjel ne trup. Siberian Husky eshte inteligjent dhe i qete ne trajnim. Ben pjese ne kafshet me trup mesatar, me nje peshe qe varion 18-30 kg. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 12-14 vjet. Katarakte, glaukoma, probleme kardio-pulmonare dhe semundje te tiroideve, jane patologjite qe prekin me frekuence te larte kete kafshe.