Shkurta

Shkurta, Common Quail, Coturnix coturnix Gj. 16-18 cm, Kr. 32-35 cm, (3), (P)

Percaktimi. Pelqejne te ngrohtin, shumica e popullates dimeron ne Afrike, nje pjese e vogel ne Medheun verior. Gjuhen me shume ne vende medhetare sidomos gjate kalimit vjeshtor. Kthehen nga Afrika ne pranvere dhe udhetojne kryesisht naten. Degjohen shpesh por shihen rralle. Fshihen shume mire. Nuk fluturojne shume gjate dites. Me vija te zbardhura, te ngushta, siper dhe ne ije. Gryka tek meshkujt me vijezime ndersa tek femrat me ngjyre te zbardhur te ndotur. Fluturimi eshte i befte, me krahe te gjate, ndryshe nga shpendet e tjere gjelore. Fshihen me shpejtesi.

Perhapja. Haset ne toka bujqesore te hapura, ne fusha te medha me terfil dhe me grure te njome si dhe kullota me bar.

Riprodhimi. Folezon ne toke, me shume ne te korra te zones bregdetare, por edhe ne kullota malore. Pjelljet nisin nga fillimi i Prillit. Leshojne 8-13 veze. Inkubimi zgjat 17-20 dite. Te vegjlit fluturojne mjaftueshem qe ne moshen 11 ditore. Arrijne ne fluturim ne moshen 17 ditore.

Ushqimi. Insekte, fara, barishte etj.

Zeri. Kenga degjohet kryesisht ne muzg dhe ne agim (me rralle gjate dites), nje fraze tre-rrokeshe “fit fit-fit“, ritmike e shpejte (nje per sekonde) e perseritur 3-8 here.