Shih Tzu

Kjo race origjinon nga Tibeti. Ne vitet 1930 u fut ne Angli dhe pas luftes se dyte Boterore u be e njohur dhe ne Amerike. Shih Tzu u regjistrua per here te pare ne vitin 1969. Eshte nje kafshe me trup te vogel, me nje peshe qe varion 4-9 kg. Ka nje popullaritet 9/157. Stervitet me veshtiresi. Shih Tzu per mbrojtjen thuhet se eshte nje qen alarmues i mire. Eshte nje kafshe e dashur, renare, me besim tek vetja dhe qe dashuron te luaje dhe te shoqerohet me njerezit. Ka nje natyre te mire, paqesor dhe teper i sjellshem. Shih Tzu eshte i sjellshem em femijet por nuk i lejon qe ta prekin e ta perkedhelin. Sillet mire me kafshet e tjera dhe me te huajt. Ka shume te nevojshem stimulimin e aktivitetit mendor dhe atij fizik nepermjet ecjes ditore. Shih Tzu eshte inteligjent. Edhe pse me nivel te ulet trajnimi Shih Tzu meson shpejt dhe di te pershtatet me ambjentin rrethues ne menyre te perkryer. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 10-14 vjet. Anemia, luksacioni i patelles, probleme te veshkave, crregullimi funksional i tiroideve, alergji, probleme te syve, probleme respiratore nga koha me lageshti. Keto jane patologjite ndaj te cilave kjo race eshte teper e predispozuar te preket.