Scottish Fold

Kjo race e ka origjinen nga Skocia. Macja adaptohet dhe meson shume shpejt. Kurioze, lozonjare, besnike dhe e lidhur me familjaret. Ka deshire te perkedhelet dhe te qendroje ne preher. Gjuetia nuk eshte shume e zhvilluar, por gjithsesi macja mban larg brejtesit. Shoqerohet me macet e tjera, por jo me qente. Afrohet me njerezit e panjohur dhe i pelqen te luaje me ta. E pershtatshme per apartamente. Femijet jane argetim dhe shoqerues te mire per macen. Ne lidhje me ushqimin eshte tekanjoze. Shpejtesia, zhdervjelltesia dhe vigjilenca jane tipare te tjera karakteristike te kesaj race. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 14 – 15 vjec. Semundjet policistike te veshkave, kardiomiopatia, artropatia, osteokondritet, problemet dentare, crregullimet funksionale te melcise dhe prekjet e rrugeve te siperme te frymemarrjes jane semundjet kryesore qe prekin kete race. Grupi i gjakut, 85% grupi A dhe 15% grupi B.