Pellumbi i shkembit

Pellumbi i shkembit, Rock Dove, Columba livia. Gj. 31-34 cm, Kr. 63-70 cm, (4), (P)

Percaktimi. Eshte stergjyshi i pellumbave shtepiake. Ndeshen ne tufa te medha ne zonat shkembore te vendit. Trupi ka ngjyre gri, kurrizi eshte pakez me i zbardhur ndersa ne qafe shfaqin nje njolle te ylberte. Kerbishti i bardhe eshte i dukshem ne fluturim. Pjesa e poshtme e kraheve e bardhe. Mbikrahet gri me dy shirita te zinj te terthorte. Jane pellumba te shpejte dhe te vrullshem te pershtatur ne menyre ideale per ererat e forta dhe rrymat vorbuluese ne lartesite ajrore.

Perhapja. Hasen ne gjithe territorin e vendit ku parapelqejne me teper zonat e mirefillta shkembore kontinentale ku ndertojne dhe folete.

Riprodhimi. Leshojne dy veze ne Mars ose me vone. Inkubimi zgjat 17-19 dite. Te vegjlit arrijne fluturimin pas 35-37 ditesh.

Ushqimi. Drithera, rrenje, gjethe si dhe fara te ndryshme bimore.

Zeri. Si ai i pellumbave te shtepise, nje “uurr-rruu-kuuu” nen ze.