Pekingese

Kjo race e ka origjinen nga Kina. Eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1915. Kurajoz, shoqerues i shkelqyer, besnik, shume i ndjeshem, perben nje zgjedhje te mire si kafshe shtepiake. Popullariteti eshte 49/157. Eshte nje kafshe qe kerkon te luaje dhe me pas ti sigurohet nje vend i rehatshem per te fjetur e ushqyer. Pekingese dashuron te perkedhelet e ti flitet me embelsi. Sillet mjaft mjaft mire me femijet dhe me kafshet e tjera. Me njerezit e panjohur ka prirje te jete i sjellshem por eshte teper vigjilent dhe dyshues. Karakteri i veshtire, krenaria dhe vetbesimi e bejne shume te veshtire stervitjen. Pekingese eshte pak energjik dhe stervitet me shume veshtiresi. Thuhet se eshte nje qen alarmues i mire. E vecanta e kesaj race eshte telepatia dhe ndjeshmeria e larte per pronarin e saj. Qe larg ndjen se pronari i tij po afrohet ne shtepi. Eshte nje nga momentet me eksituese te dites. Pekingese ben pjese ne kafshet me trup te vogel, me nje peshe qe varion 3-7 kg. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 12-15 vjet. Probleme spinale, luksacioni i patelles, tharje e syve, ndjeshmeria e larte ndaj ekstremeve te temperaturave te larta dhe probleme respiratore te predispozuara nga fytyra e shkurter, perbejne patologjite kryesore qe prekin me frekuence te larte kete race. Pekingese ne pergjithesi eshte nje kafshe e shendetshme.

  • CATEGORY
  • TAGS