Miniature Pinscher

Kjo race e ka origjinen nga Gjermania. Thuhet se eshte nje variant i Dobermanit por nuk rezulton e vertete. U regjistrua per here te pare ne vitin 1925. Eshte nje kafshe lozonjare, e guximshme dhe me nje shpirt entuziazmi per cdo veprim qe ben. Miniature Pinscher eshte i veshtire per tu kontrolluar dhe trajnuar. Eshte nje race energjike. Mund te jete nje qen roje i mire. Inteligjent dhe i qete per te mesuar por disi grindavec per ti vene ne veprim ato qe meson. Eshte nje kafshe shume kurioze. Territorjal dhe mund te jete shume i veshtire per hajdutet e shtepise. Sillet mire me femijet dhe me kafshet e tjera. Me njerezit e panjohur eshte teper agresiv. Popullariteti eshte 23/157. Miniature Pinscher ben pjese ne kafshet me trup te vogel dhe me nje peshe qe varion 4-6 kg. Stimulimi i aktivitetit mendor dhe fizik eshte themelore per nje jete te shendetshme. Stervitja ne moshe te vogel eshte e rendesishme. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 13-15 vjet. Luksacioni i patelles, probleme te lekures, kataraktet, probleme  respiratore dhe fraktura spontante te kockave te gjymtyreve si pasoje e cregullimit te metabolizmit. Keto jane smundjet me te rendesishme qe prekin Miniature Pinscher.