Mellenja

Mellenja, Blackbird, Turdus merula Gj. 24-25 cm, Kr. 34-38.5, (3), (P)

Percaktimi. Mashkulli i Mellenjes eshte sterre i zi me perjashtim te nje unaze me te zbehte perreth syrit dhe sqepit te verdhe ne te arte. Percaktohet relativisht lehte dhe mund te ngaterrohet vetem me Cerloin per shkak te bishtit te shkurter dhe formes se ngjashme te trupit. Femrat dhe te vegjlit jane kafe, me pjesen grykore me te zbehte dhe kraharor te laracuar ose me njolla.

Perhapja. Vrojtohet gjeresisht ne Shqiperi, me shume gjate dimrit ne zonen bregdetare. Dallon per fluturimet e vrullshme dhe te zhurshme. Eshte i perhapur ne mjediset pyjore dhe shkurretore si dhe ne kopshte dhe parqe. Haset edhe ne terrene te hapura.

Riprodhime. Folete i derton ne shkurre ose gardhe. Leshojne 4-5 veze qe celin pas dy javesh. Te vegjlit fluturojne afro dy jave me vone. Mund te pjellin dy ose tre here.

Ushqimi. Fruta, kokrra, fara, krimba etj.

Zeri. Nje “ciiii” e holle, e dredhur, me e gjate se tek tushat e tjera. Kenga eshte e forte dhe melodike por shpesh duke venitur deri ne nje fund te pakuptimte. Eshte me e bute se tek tushat e tjera, me cicerima me te gjata dhe jo te perseritura.