Luaresha

Luaresha, Skylark, Alauda arvensis Gj. 18-19 cm, Kr. 30-36 cm, (2), (P)

Percaktimi. Eshte shpendi tipik i terreneve te hapura por mund ta vrojtoni dhe te kapur pas degeve te pemeve. Fluturon vertikalisht lart ne qiell nderkohe qe kendon. Kjo sjellje eshte tipari me  i dukshem. Nje pamje me nga afer zbulon nje puplim kompleks kaf me te verdhe te vijezuar me shirita te gjere te verdhe pergjate kraharorit duke bere kontrast me pjeset e poshtme jo te bardha. Sqepi eshte mjaft i forte. Koka ka nje kreshte te vogel. Ne fluturim shfaq nje teh te bardhe ne krahe dhe pjeset e bardha te bishtit te shkurter.

Perhapja. Ne dimer lauresha mblidhet ne tufa qe shperndahen ne fusha te hapura ose te kokrra te zonave te uleta. Ne vere ngjiten ne lartesite malore ku dhe folezojne.

Riprodhimi. Folete vendosen ne toke. Leshojne 3-4 veze ne Prill e me pas inkubimi zgjat 11 dite ndersa te vegjlit fluturojne pas 20 ditesh. Ne nje sezon folezimi cifti mund te rrise deri ne tre brezni.

Ushqimi. Perbehet nga fara, krimba te vegjel, insekte etj.

Zeri. Nje “cirrup” dridhes ose gerrices kur fluturon, nje “si” e dobet nga tufat ne ajer nga kenga e famshme e gjate, shpesh disa minuta dhe e forte qe degjohet nga lartesite qiellore.