Kuqalashi cafkezi

Kuqalashi cafkezi, Bullfinch, Pyrrhula pyrrhula Gj. 14.5-16.5 cm, Kr. 22-29 cm, (2), (P) Percaktimi. Kuqalashi cafkezi eshte nje nder shpendet harabelore me te bukur. Shndrisin me ngjyrat e bukura, kontrastet e forta. Kaptina dhe mjekra e zeze, kurrizi blu e hapur ne gri, kerbishti i bardhe dhe bishti i zi. Krahet jane blu ne te zeze me nje brez gri ne bashkimin e krahut me parakrahun. Tek mashkulli, kraharori dhe barku jane ngjyre roze e mbyllur. Femra kane tipare te ngjashme por me theksime te ndryshme. Pjesa e poshtme gri ne kafe te hapur, kurrizi me i erret. Te rinjte ngjajne se tepermi me femrat por jane me geshtenje, kaptina dhe mjekra nuk jane te zeza. Kerbishti mbetet edhe ketu mjat i bardhe. Perhapja. Gardhe, shkurreta, kopshte me shkurre te dendura, pyje me kat nenpylli te zhvilluar. Riprodhimi. Folezon ne shkurre te dendura dhe te larta. Bejne 4-5 veze ne Maj, ngrojhja zgjat  12-14 dite, pas celjes te vegjlit arrijne fluturimin ne moshen 12-16 ditore. Ushqimi. Kryesisht fara, fruta dhe sythe, te rinjte i ushqejne me larva fluturash. Zeri. Dallon nga nje thirrje e vecante, nje “piio” ose “piuu” e larte. Kenga nuk eshte shume e perpunuar, ngjan me nje thirrje te spikatur.