Kerngrenesi

Kerpngrenesi, Linnet, Carduelis cannabina Gj. 13.5 cm, Kr. 21-25.4 cm, (2), (P)

Percaktimi. Zogbar i vogel ngjyre geshtenje me kontrast pak a shume te dalluar midis kurrizit dhe kokes ngjyre gri. Meshkujt kane ngjyrim me te paster dhe me pak te vijezuar se femrat. Te gjithe individet kane krahe dhe bisht te erret. Fundet e bardha te pendeve bejne qe beshti edhe krahet te duken me te zbehte se trupi. Meshkujt gjate pranvere-veres dallojne nga e kuqja ne pjesen e siperme te kokes dhe te kraharorit. Gjate vjeshtes si dhe gjate dimrit, kerpngrenesit ndeshen ne tufa qe shpeshhere perbehen nga qindra individe. Ka raste kur disa cifte folezojne se bashku duke formuar koloni te vogla.

Perhapja. Shkurreta me dendesi te vogel, plantacione te reja etj. Gjate dimrit shihet ne tokat bujqesore te Ultesires Bregdetare.

Riprodhimi. Folete i ndertojne ne shkurreta apo gardhe me ferra, 4-6 vezet e leshuara celin zakonisht pas 10-12 ditesh, te rinjte fluturojne 11-12 dite me vone.

Ushqimi. Perfshin fara barishtore, vecanerisht gjembore (gjemb gomari), kerp etj.

Zeri. I ngjan nje perseritje “cicici-cit”. Kenga eshte muzikale dhe e larmishme, me karakter perserites qe perfshin dhe nota te fishkellenjesve.