Gushkuqi

Gushkuqi, Robin, Erithacus rubecula Gj. 14 cm, Kr. 20-22 cm, (2), (P) Percaktimi. Eshte sigurisht nje nga shpendet e vegjel me te pranishem ne jeten e njeriut. Gushekuqi me kraharor te kuq, kaq i bute dhe aspak i ndrojtur me njerezit, po aq agresive me llojet e tij te afert, rrumbullak dhe trashaluq dhe i reklamuar ne kartolinat e Krishtlindjeve, nuk kerkon shume pershkrim. Te vegjlit megjithate jane kafe dhe ne lara te verdha. Gushekuqet behen te ndrojtur dhe fshihen kur nderrojne puplat ne fund te veres. Cuditerisht shihen rralle per disa jave, pastaj shfaqen me puplimin e tyre te ri dhe gati per te kenduar per afrimin e vjeshtes.

Perhapja. Jetojne ne pyje, kopshte, parqe.

Riprodhimi. Folete e ndertojne ne te cara muresh, ne shkurre te dendura. 4-6 vezet e leshuara celin pas 13-14 ditesh dhe te vegjlit fluturojne brenda dy javeve. Mund te behen dy ose tre ngrohje.

Ushqimi. Perbehet nga insekte, krimba te vegjel, kokrra etj.

Zeri. Degjohet gjate gjith kohes. Ne dimer leshon nje “tik tik tik” te mprehte dhe nje “suiiiiii” te holle, te pakuptueshme por te degjuar shpesh ne largesi te medha. Kenga eshte e plote dhe melodike, shume shprehese sidomos ne vjeshte. Perbehet nga fraza te shkurtra te rrjedhshme qe bashkohen per te formuar kenge te larmishme dhe te gjata te kenduara zakonisht kur qendrojne ne dege ne lartesi.