German Shepherd

German Shepherd e ka origjinen nga Gjermania. Eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1908. Eshte nje race mjaft popullore dhe ne vendet e para te listes te ACK te regjistrimit te qenve. Besnik, lozonjar, nje roje i shkelqyer, inteligjent dhe i bindur. Inteligjenca e larte eshte shfrytezuar per pune ushtarake, policore, kerkuese etj. Eshte nje nga racat qe stervitet me lehte dhe ka durim ne te mesuar. German Shepherd eshte aktiv, mjaft energjik, i guximshem dhe i pavarur. Ne asnje moment te dites nuk duhet neglizhuar stimulimi i aktivitetit mendor dhe atij fizik. Kjo arrihet me stervitje dhe ecje ditore te vazhdueshme. Qeni i stervitur sillet mire me femijet. Eshte teper agresiv me kafshet e tjera te llojeve te ndryshme por dhe me ato te te njejtit lloj sidomos ata te te njejtit seks. Eshte shume i rendesishem kryerja e praktikave stervitore ne moshe te re. Shume i rrezikshem nese kupton se pronari i tij eshte i kercenuar. Ka nje popullaritet 3/157. Ben pjese ne kafshet me trup te madh dhe me njepeshe qe varion 30-50 kg.  Jetegjatesia mesatare e German Shepherd eshte 12 vjet. Probleme spinale, displazia e pelvisit, diabeti, problme te syve, probleme kardiake, torsioni i stomakut jane semundjet kryesore qe prekin kete race.

  • CATEGORY
  • TAGS