Gardalina

Gardalina, Goldfinch, Carduelis carduelis Gj. 12 cm, Kr. 21-25.5, (2), (P)

Percaktimi. Ky zboraks i vogel eshte nje nder me te lehtet per tu percaktuar per shkak te shumllojshmerise se ngjyrave. Ne koke shfaqen tre gjyra, e bardha mbizoteruese ne faqe, e zeza ne kaptine si dhe kuqja perreth sqepit ngjyre bezhe. Syte e erret vishen me nje maske te zeze. Shpendi eshte lehtesisht i dallueshem ne fluturim ku nxjerr ne pah bishtin bardhe e zi si dhe kerbishtin e bardhe. Femra dhe mashkulli nuk kane ndryshime te dukshme, Te rinjte jane me te zbehte se te rriturit dhe e kuqja e kokes mungon. Gardalinat gjate dimrit, vjeshtes dhe pranveres se hershme vrojtohen ne tufa me dhjetra apo qindra individe. Tufat vrojtohen me shpesh ne fusha me gjembore te ndryshem si dhe kompozite.

Perhapja. Fusha me barishtore, gjembore, rrethina pyjesh, parqe, kopshtije etj.

Riprodhimi. Foleja ndertohet ne degezimet e pemeve jo te larta. 5-6 vezet e leshuara celin pas 12-13 ditesh. Te sapolindurit arrijne fluturimin pas 14 ditesh.

Ushqimi. Fara barishtoresh dhe gjemboreve te ndryshem.

Zeri. Eshte i embel me nje perseritje “cuit-uituit-uituit“. Meshkujt kendojne zakonisht ne maje te pemeve. Kenga e bazuar ne thirrje te perseritura me pjeseza me te perpunuara.