French Bulldog

Kjo race e ka origjinen nga Franca megjithese ka mendime te ndryshme per origjinen e vertete te kesaj race. Eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1898. Bulldogu Francez eshte nje qen inteligjent, lozonjar dhe nje shoqerues i shkelqyer. Ka nje sjellje shume te mire me femijet dhe me familjaret. Dashuron jeten me njerezit dhe pelqen te jetoje nje jete plot me argetim dhe lojra. Qeni ka nje natyre te mire. Eshte nje kafshe e ndjeshme por ne disa raste mund te tregohet koke forte. Ne pergjithesi eshte kafshe e bindur dhe sillet mire me kafshet e tjera. Ai eshte nje qen roje i mire, teper aktiv dhe permasat qe ka dhe mund te perbej rrezik per njerezit e panjohur dhe afrohen ne territorin e ruajtur prej tij. Popullariteti eshte 36/157. Duhet patur kujdes, French Bulldog nuk eshte ne gjendje te notoje. Renia ne pishine apo vende te tjera te ngjashme mund te jete mjaft e rrezikshme per jeten e saj. Ben pjese ne kafshet me trup te vogel dhe me nje peshe qe varion 10-12 kg. Kafsha eshte relativisht energjik dhe stervitet lehtesisht. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 10-12 vjet. Eshte shume e ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme (shume fothte apo nxehte) dhe problemeve respiratore, problemet kardiovaskulare, displazia e pervisit, lindja me qiellez te care, problemet spinale, luksacioni i patelles, kataraktet, alergjia dhe crregullimi i gjendarve tiroide, perfaqesojne semundjet me kryesore qe prekin kete race.