Fazani

Fazanai, Pheasant, Phasianus colchius. Gj. 53-90 cm, Kr. 70-90 cm, (5), (P)

Percaktimi. Pak shpend jane aq te lehte per tu njohur sa Fazani. I njohur nga te gjithe, mashkulli eshte vecanerisht i veshtire per tu ngaterruar. Eshte plot shkelqim, me ecje te ngadalte sqimatare, koken te ngritur dhe bishtin te gjate dhe me maje. Koka e mashkullit eshte jeshile e mrekullueshme, shpesh me nje qafore te bardhe, lafshe te kuqe dhe puplim te kuq perreth syve. Eshte e mbuluar me shume me nje kafe te zbehte te kthjellet. Te vegjlit ngjajne me femren.

Perhapja. Dikur mjaft i zakonshem si pasoje e shtimit ne nje sere rezervatesh bregdetare dhe kontinentale. Sot eshte i rrale si pasoje e perndjekjes nga gjuetia. Jetojne ne grumbuj pyjore prane tokave bujqesore. Ushqehen ne fusha dhe strehohen ne pyll.

Riprodhimi. Folete i vendosin ne toke, mbi nje mbuloje te dendur. Leshojne 8-15 veze, ngjyre kafe-ulli te zbehte nga marsi e me pas. Ngrohja shkon deri ne 22-27 dite. Fluturimi i parakohshem arrihet ne moshen 12 ditore. Te vegjlit behen te pavarur ne moshen 70-80 ditore.

Ushqimi. Bimor dhe shtazor, mjaft i larmishem, e gjen kryesisht ne toke.

Zeri. Nga mashkulli degjohet nje “korrk kor” ose “kark kark” e forte, shpesh e shoqeruar nga nje rrahje e forte e kraheve.

  • CATEGORY
  • TAGS