English Setter

English Setter eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1878. E ka origjinen nga Anglia. Perdoret per gjueti por jo vetem. Kjo race karakteriziohet nga gjalleria, afeksioni, dashuria per familjen, entuziazmi dhe devotshmeria. English Setter eshte shume energjik dhe shpenzon ore te tera duke luajtur. Kafsha kerkon angazhim maksimal nga ana e pronarit. Kjo do te thote qe nuk duhet neglizhuar pasi mund te verehen crregullime te sjelljes. Kafsha stervitet relativisht lehte. Ai mund te jete nje qen roje i mire. Popullariteti eshte 98/157. Ben pjese ne kafshet me trup mesatare deri ne te madh. Pesha trupore varion 17-28 kg. Sjellja me femijet eshte e mire por kjo race duke qene mjaft energjike mund te perbej rrezik per femijet shume te vegjel. English Setter ka nje memorie te shkelqyer dhe eshte teper i duruar dhe i qete gjate praktikave stervitore duke mesuar shume shpejt. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 10-12 vjet. Patologjite qe prekin me frekuence te larte kete kafshe jane kanceri ne inde te ndryshem, semundje autoimune, probleme kardiovaskulare, crregullimi funksional i gjendrave tiroide dhe shurdhesia.