Doberman Pinscher

Kjo race e ka origjinen nga Gjermania. Mban kete emer per nder te njeriut qe e ruajti dhe e zhvilloi kete race. Ai eshte Louis Doberman. U regjistrua per here te pare ne vitin 1908. Doberman Pinscher eshte qen krenar, fisnik, unik ne llojin e tij, nje roje dhe nje mbrojtes perfekt, i motivuar dhe te fal dashuri. Inteligjenca dhe deshira per te eksploruar gjera te reja nuk mungon. Doberman Pinscher nje qen qe stervitet shume shpejt dhe lehte. Ky qen i bindet shpejt te zotit por ndonjehere mund te ndodhe qe kafsha te shfaq kokefortesi. Doberman Pinscher eshte energjik. Eshte themelore per kete race stimulimi i aktivitetit mendor nepermjet ushtrimeve te ndryshme fizike apo ecjes se lire, pasi ne te kundert kafsha merzitet dhe crregullon sjelljen. Me kafshet e tjera dhe sidomos ato me trup me te vogel eshte teper agresiv, por nuk mund te thuhet e njejte gje per ato kafshe qe i nenshtrohen praktikave stervitore qe ne moshe te hershme. Me njerezit e panjohur eshte i rezervuar dhe mund te perbej rrezik serioz. Agresiviteti shfaqet shpejt. Eshte gjithashtu nje kafshe shume e zhdervjellet. Ben pjese ne kafshet me trup te madh dhe me nje peshe qe varion 37-47 kg. Popullariteti eshte 21/157. Mund te jete fatal kontakti i femijeve me qen te pastervitur (pamesuar). Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 8-12 vjet. Patologjite me te shpeshta qe shfaq kjo race jane crregullimi i gjendrave tiroide, kanceri ne inde te ndryshem, semundje te melcise, probleme te aparatit tretes dhe probleme spinale.