Chow Chow

Chow Chow e ka origjinen nga Kina. Kjo race eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1903. Ky qen eshte madheshtor, unik ne specien e tij, besnik dhe nje kafshe e perkthyer per te ruajtur objektet. Gjithashtu eshte nje sinjalizues i mire. Kafsha nuk eshte shume energjike dhe stervitet me veshtiresi e me vonese. Inteligjent dhe me instikt te fuqisehm territorjal, ky qen mund te behet i rrezikshem nese nuk stervitet qe ne moshe te hershme. Me femijet sillet mire por me qente dhe macet eshte agresiv ne nivele te larta. Duhet patur shume kujdes me njerezit e panjohur pasi qeni ka instikte te fuqishme grabitqari. por nese stervitet si duhet qe ne moshe te vogel, ai eshte ne gjendje te bej nje jete normale dhe sociale. Popullariteti eshte 64/157. Ben pjese ne kafshet me trup mesatare dhe me nje peshe qe varion 25-36 kg. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 8-12 vjet. Problemet shendetesore me te rendesishme kane lidhje me gjendjen fizike dhe patologjike te lekures, alergjia, mbindjeshmeria ndaj perdorimit te medikamenteve te ndryshme, glaukoma, entropion, cregullime te gjendrave tiroide dhe hipoplazia e shtreses kortikale te retines.