Chinese Shar-Pei

Eshte regjistuar per here te pare ne vitin 1991. Ky qen e ka origjinen nga Kina dhe eshte nje nga kafshet me popullore ne kete vend. Eshte nje kafshe e sigurte ne veprimet qe ben. E shoqerueshme, por teper agresive me kafshet e tjera dhe me femijet, sidomos ne rastet kur qeni nuk eshte trajnuar. Por e vecanta e kesaj race eshte se karakteri i saj perpunohet me lehtesi. Kjo do te thote qe qente e stervitur, behem te qete dhe miqesor. Kujdes duhet treguar per kete race plote qendrueshmeri dhe ndaj maceve, pasi sulmi i qenit ndaj tyre eshte fatal. Popullariteti eshte 47/157. Chinese Shar-Pei ben pjese ne kafshet me trup mesatar dhe me nje peshe qe varion 20-33 kg. Chinese Shar-Pei stervitet mire dhe lehtesisht. Ajo eshte energjike. Ecja ditore rekomandohet per te stimuluar aktivitetin mendor dhe ate fizik. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 7-12 vjet. Entropion, probleme kardiake, crregullim i gjendarve tiroide, malabsorbim, semundje autoimune, alergjia, crregullimi i qarkullimit te gjakut, mbindejshmeria ndaj medikamenteve dhe problemet e lekures, perbejne patologjite me te shpeshta qe prekin ne menyre perzgjedhese kete race.