Cerla dimerake

Cerla dimerake, Siskin, Carduelis spinus Gj. 12 cm, Kr. 20-23 cm, (2), (D)

Percaktimi. Nje nga Zogbarret me te vegjel dhe me terheqes. Cerla dimerake njihet ne Shqiperi si vizitori i dimrit. Grupe te vegjel folezojne ne verin e Shqiperise ndersa shumica e individeve vrojtohet ne dimer ne pyjet bregdetare dhe breglumore. Meshkujt kurrizin e kane te gjelbert me vijezime te zea, kaptinen dhe mjekren e zeze. Pjesa e kraharorit dhe e barkut ndricohet nga nje e verdhe e gjelber. Femrat jane me te zbehta, me pak te shndritshme dhe me te vijezuara se meshkujt, asnjehere ngjyre kafe ashtu si dhe meshkujt shfaqin ngjyra te verdha ne dy anet e bishtit. Cerlet dimerake rrine ne grup, fluturojne vrullshem.

Perhapja. Habitati i parapelqyer jane pyjet halore me pisha, bredha, pyjet breglumore me vidh e frasher.

Riprodhimi. Folete i nderton ne deget e haloreve te larte. Bejne 3-5 veze ne nje fole te vogel. Ngrohja e vezeve zgjat 11-12 dite. Te vegjlit fluturojne pas afro 15 ditesh.

Ushqimi. Mbizoterohet nga fara pemesh, ne vjeshte nga kompozite dhe barera te ndryshem.

Zeri. I larte dhe i qarte, nje peshperitje e perseritur “stiu-stiu-stiu” ose ne fluturim nje perseritje “cuing-cuing”. Kenga e ngjashme me ate te Gardelines.