Bull Terrier

Kjo race e ka origjinen nga Britania e Madhe. Eshte perdorur gjeresisht per dyluftime me qen te racave te ndryshme. Eshte regjistuar per here te pare ne vitin 1885. Eshte nje kafshe kokeforte e cila duhet te stervitet ne moshe te vogel pasi ne te kundert behet nje krijese teper agresive dhe e rrezikshme. Kjo kafshe mund te kete nje sjellje mjaft te mire me femijet, por nuk rekomandohet qendrimi me femijet shume te vegjel sidomos  kur flitet per individe te cilet nuk jane stervitur qe te vegjel. Ai ka nje personalitet dominues. Kafasha eshte mesatarisht energjike dhe stervitet shume shpejt. Pelqen te jete pjese e problemeve familjare. Nuk duhet kurre te neglizhohet sepse kjo e merzit shume. Ndihet mjaft mire kur eshte ne qender te vemendjes. Ka nje trup muskuloz dhe teper te forte. Disa autor thone se eshte qeni me i forte ne bote. Ben pjese ne kafshet me trup mesatar dhe me nje peshe qe varion 20-30 kg.  Kujdes, kafsha nuk duhet lene ne uri sepse behet teper nervoz. Jetagjatesia mesatare eshte 11-14 vjet. Semundet me te shpeshta jane shurdhesia, hipoplazia e shtreses kortikale renale, problemet kardiake, luksacioni palletar, luksacioni i lentes se syrit, crregullimet e gjendrave tiroide, alergjia dhe problemet e kondicionit te lekures.