British Shorthair

Kjo race e ka origjinen nga Anglia. Eshte mace trupmadhe krahasuar me racat e tjera. Kjora race ka varietete ngjyrash, por me e spikatura eshte kjo qe vereni ne galeri. Teper lozonjare, afeksionohet me vonese, e nje karakter te forte e te qendrueshem dhe me natyre te mire. Keto jane karakteristika qee bejne nje mace shtepiake te jete e perzgjedhur. Nuk deshiron shoqeri me kafshet e tjera, jo per shkak te xhelozise, por nga karakteri i saj dominant. Kjo mace pelqen vemendjen dhe ndjek te zotin nga dhoma ne dhome. Kjo vjen nga natyra kurioze e saj. Inteligjenca dhe aftesia per te mesuar jane te rralla. Macja meson shume shpejt dhe ne menyre spontane. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 16 – 19 vjet. Astma bronkiale, kardiomiopatia hipertrofike, hemofilia B, peritoniti infektiv, formim guresh urinar (urolithiasis), problemet e lekures, crregullimi funksional i gjendrave endokrine dhe problemet e riprodhimit ne moshat e avancuara jane disa nga patologjite e kesaj race. Grupi i gjakut, 41% ane grupi A dhe 59% jane grupi B.