Bilbili

Bilbili, Nightingale, Luscinia megarhynchos Gj. 16 cm, Kr. 23-26 cm, (2), (V) Percaktimi. Megjithese i famshem per kengen e tij, ky shpend eshte jo shume i njohur per pjesen me te madhe te njerezve. Bishti eshte me i kuqerremte, pjeset e poshtme me te zbehta dhe koka me gri me nje unaze te ndritshme perreth syve. Eshte pak me i madh se nje Gushkuq. Zakonisht shihet me veshtiresi. Perhapja. Jetojne ne celtina te zonave pyjore me nenkat skurrtor te zhvilluar. Pelqejne me teper shkurretat e vecuara, prane rrjedhave ujore ose pellgjeve. Riprodhimi. Folete vendosen afer toket. 4-5 vezet e leshuara ne Maj celin pas 14 ditesh dhe te vegjlit fluturojne 11-12 dite me vone. Ushqimi. Perbehet nga krimba dhe insekte. Zeri. Kenga e tyre e fuqishme degjohet ne kor deri ne agim. Mund te degjohet gjate dites por eshte ndoshta ne nivelin e saj me te mire kur agon ose ne muzg. Kenga eshte e forte, shume s shpejte dhe e plote, me tinguj vecanerisht karakteristike “pju pju pju” te gjate, qe vijne ne ngritje dhe mbarojne me nje gurgullime te trashe. Thirrja ne trajten e disa tingujve te dallueshem, sidomos nje kuakje e dobet “kerr” dhe nje “uiiif” e kendeshme, e forte, e ngjashme me thirrjen e forte te nje Fishkellyesi te vogel.