Bengal

Kjo mace e ka origjinën nga SHBA. Është shumë popullore për shkak të lëkurës së saj shumë të bukur. Është mace që cdokush do të dëshironte ta kishte. Ajo ka karaktertë fortë dhe instikte gjuetie që cdo mace tjetër do t’i kishte zili. Macja është vërtet e bukur dhe lozonjare. Bën pjesë në grupin e maceve agresive. Nuk lejon që të huajt ta përkedhelin. Afeksionohet shpejt me familjarët dhe është tepë territoriale, sidmos meshkujt. Agresiviteti arrin maksimumin kur vjen periudha e ciftëzimit. Nuk përbën problem lënia e maces vetem, por kjo nuk duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë, sepse mund të vërehen crregullime të sjelljes. Është mace inteligjente dhe përbën një zgjedhje të mirë për kafshë shoqërimi. Peshon 5 – 10 kg. Jetëgjatësia mesatare e kësaj race është 15 – 17 vjet. Problemet dentare dhe ato ortopedike janë më të shpeshta, por kjo racë vuan dhe nga crregullimet hormonale të cilat sjellin probleme serioze nëse nuk diagnostifikohen në kohën e duhur. Peritoniti infektiv, Tritrichomonas foetus dhe polineuropatia distale janë sëmundjet që prekin më shpesh ketë racë.