Belgian Malinois

E ka origjinen nga Belgjika dhe perdorej si ruajtes i deleve. Regjistruar per here te pare ne vitin 1912. Belgian Malinois eshte kafshe lozonjare, e kujdesshme dhe e ndjeshme. Kjo race ruan mire objektet, eshte energjike dhe stervitet lehte. Eshte i sjellshem me femijet dhe kujdeset per to. Popullariteti eshte 122/157. Ushtrimet e ndryshme fizike e bejne me te lumtur, me te shendetshem dhe i nxisin stimulimin mendor.  Ben pjese ne kafshet me trup mesatar deri te madh, me nje peshe trupore 27-37 kg. Eshte kafshe mjaft inteligjente dhe si e tille ajo meson dhe pershtatet mjaft shpejt. Dashuron ushqimin por duhet patur kujdes sepse obeziteti demton shendetin. Belgian malinois ka trup atletik dhe muskuj shume elastik qe e ben nje kafshe mjaft te zhdervjellet. Jetegjatesia mesatare eshte 10-14 vjet. Semundjet kryesore ndaj te cilave kjo race eshte e predispozuar jane kataraktet, epilepsia, tiroidet, semundje degjenerative te veshkave, probleme kardiake.