Avdosa

Avdosa, Chaffinch, Fringilla coelebs Gj. 14.5 cm, Kr. 24.5-28.5 cm, (2), (P)

Percaktimi. Eshte nje nga shpendet me te perhapur si gjate dimrit edhe gjate veres. Ne secilin krah, ne pjesen e brrylit ka nje brez te gjere te bardhe. Nje brez i bardhe me i holle vendoset ne pjesen e puplave mbuluese te krahut. Po keshtu edhe pendet e jashtme te bishtit jane pergjithesisht te bardha. Tek meshkujt koka ka ngjyre blu ne gri. Ne pjesen e mbisqepit shfaqet nje maske e zeze. Sqepi ka ngjyre kafe te erret, kerbishti jeshil, kraharori dhe barku ne roze te mbyllur. Femrat jane pergjithesisht me gri se meshkujt, me nje hije ngjyre ulliri ne pjesen e kurrit dhe ngjyre te lehte roze ne kraharor dhe bark.

Perhapja. Tufat me te medha vrojtohen gjate dimrit. Gjate folezimit hasen ne masive pyjore te te gjitha lartesive gjeografike. Habitati jane pyje, kopshtije, gardhe e toka bujqesore gjate dimrit.

Riprodhimi. Folete i ndertojne ne shkurreta apo ne pjesen e poshtme te pemeve te larta. Femra leshon 4-5 veze qe cifti i ngroh per 11-13 dite. Pas celjes te vegjlit fluturojne per afro 14 dite.

Zeri. Shfaqet me melodi te ndryshme, thirrja eshte e larte dhe metalike “shtink-shtink”. Nje thirrje tjeter si “uit-uit” dhe nje “cup-cup” ne fluturim. Kenga eshte me volum te larte dhe e kendeshme me nje kreshendo “cip-cip-cip-tel-tel-tel-cery-eri-eri-tsi-ceo