Anatolian Shepherd

Kjo race e ka origjinen nga Turqia. Ne Turqi tregohen mjaft histori interesante per kete kafshe. Eshte regjistruar per here te pare ne vitin 1999. Eshte nje qen me guxim te madh dhe shume i fuqishem. Ai deshiron te luaj dhe te marre rolin e mbrojtesit, dicka qe e eksiton shume. Qeni ruan mire te zotin dhe objektet e tjera. Eshte i sjellshem dhe i kujdesshem me femijet e familjes por duhet patur kujdes me femijet e familjeve te tjera pasi mund te behet i rrezikshem. Qeni eshte energjik dhe mesohet shpejt. Popullariteti eshte 111/157. Eshte teper agresiv me qente e tjere sidomos me ato te te njejtit seks. Qeni ben pjese ne racat me trup te madh (gjigand) me nje peshe qe varion 50-75 kg. Anatolian Shepherd jeton afersisht 12-15 vjet. Problemet me te rendesishme shendetesore qe shfaq kjo race jane entropion, probleme te gjendrave tiroide, hipersensitivitet dhe ndaj perdorimit te barnave dhe lendeve te ndryshme kimike.