Tibetan Mastiff

Kjo race origjinon nga Tibeti dhe Himalajat. Eshte regjistruar per here te pare ne vitin 2005. Race e preferuar e Mbretereshes Viktoria. U fut ne Angli ne vitin 1803. Guximtar dhe nje qen roje i shkelqyer, perben nje race te mire per kafshe shoqerimi. Besnik, i sigurt, me besim te vetja, inteligjent, i forte, nuk pelqen te qendroje i lidhur. Ben pjese ne kafshet me trup te madh, me nje peshe qe varion 50-70 kg. Sillet mire me femijet, por permasat e medha nuk e lejojne shoqerimin me femijet shume te vegjel. Me kafshet e tjera eshte i sjellshem nese eshte i trajnuar. Njerezit e huaj i sheh si nje kercenim, eshte agresiv dhe i rrezikshem. Aktiviteti fizik eshte teper i rendesishem. Ky arrihet me ecjen ditore dhe ushtrimet e ndryshme. Niveli i trajnimit dhe energjise eshte i ulet, ndersa mbrojtja eshte maksimale. Popullariteti eshte 51/157. Nuk eshte e zakonshme xhelozia tek racat trupmedha, por kjo race e ka, madje te theksuar. Jetegjatesia mesatare e kesaj race eshte 10-14 vjet. Crregullimi funksional i gjendrave tiroide, probleme te zemres, crregullime te shikimit, semundje autoimune, tumore te kockave dhe te indeve te tjere, hipersensitivitet ndaj perdorimit te barnave te ndryshme dhe kimikateve. Keto jane patologjite me te shpeshta qe prekin kete race.